Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 19:00 në rrugën Prishtinë-Gjilan.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar shtatë persona.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Blic, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 19:00 në rrugën Prishtinë Gjilan, saktësisht në fshatin Kishnicë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore ku jane të perfshira dy vetura. Si pasojë shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lëduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut” tha Ahmeti.


