Një aksident tejet i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë-Gjilan.
Si shkak i këtij aksidenti ende nuk është raportuar për të lënduar, por dëmet e shkaktuara janë tejet të mëdha.
Duhet përkujtuar që pikërisht në këtë rrugë brenda dy ditëve janë shkaktuar katër aksidente mjaftë të rënda trafiku.
Rruga Prishtinë-Gjilan ndër të tjerash është shndërruar në një rrugë vështirë të kalueshme dhe gjendja e saj është thënë qartë e mjerueshme.
Kësisoj kjo rrugë shpesh herë po bëhet shkaktare e lëndimeve të shumta trupore tek njerëzit, dëmeve të mëdha në vetura e deri edhe tek fatalitetet.