Lajme

Aksident i rëndë në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë, ka të lënduar

11/09/2021 17:56
nga:Y I

Sot rreth orës 17:00 ka ndodhur një aksident në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë.

Si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë mbetur të lënduar dhe u është ofruar ndihmë mjekësore.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i policisë së Kosocës, Agron Borovci.

“Rreth orës 17:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë. Në aksident janë përfshirë dy automjete . Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtëve u është ofruar ndihma mjekësore. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti” deklaroi Borovci për “Gazeta Blic”