Lajme

Aksident i rëndë në Prishtinë, ka të lënduar

02/03/2022 21:40
nga:Y I

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 20:30 minuta në Veternik, raporton Gazeta Blic.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar tre persona.

Kështu bëri të ditur për “Gazeta Blic”  Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 20:30, në Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor. Në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit, janë lënduar tre persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”.

Dardan Molliqaj lirohet nga paraburgimi