Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në fshatin Pogragjë të Klinës.
Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Sipas tij, në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një kamionetë.
‘’Sot rreth orës 17:40, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Pogragjë-Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara, dy vetura dhe një kamionetë, si pasojë e këtij aksidenti gjashtë (6) persona kanë pësuar lendime trupore të njejtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor’’, ka bërë të ditur Rugova.


