Lajme

Aksident i rëndë në Pogradec: Një i vdekur dhe katër të lënduar

06/14/2026 16:01
nga:G B

Një aksident u regjistrua ditën e sotme në aksin nacional Pogradec-Lin, në afërsi të fshatit Pojskë.

Në aksident u përfshinë dy automjete. Mësohet se ka ndërruar jetë një grua, e cila ishte pasagjere në një prej automjetet e përplasura. Ndërsa ka shkuar në 4 numri i të lënduarve.

Siç shihet edhe nga pamjet që sjell “News24”, përplasja ka qenë e forta, ndërsa automjetet duken plotësisht të shkatërruara.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po bën zbardhjen e rrethanave të aksidentit.