Lajme

Aksident i rëndë në mes të tri veturave dhe një autobusi në Prishtinë

09/27/2022 10:47
nga:Y I

Një aksident trafiku në mes të tri veturave dhe një autobusi ka ndodhur rreth orës 08:15.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai tha se në këtë aksident përveç dëmeve materiale edhe një person është lënduar.

“Rreth orës 08:15, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në lagjen Veterniku, të komunës së Prishtinës Nga informatat e para bëhet e ditur se tri vetura dhe një autobus janë përfshirë në aksident dhe si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale një person ka pësuar lëndime. Pas ngjarjes Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve të këtij aksident” deklaroi Borovci për “Gazeta Blic”