Lajme

Aksident i rëndë në magjistralen Vushtrri-Mitrovicë, përfshihen tri vetura

7 ditë më parë
nga:Y I

Një aksident i rëndë duket se ka ndodhur në magjistralen Vushtrri-Mitrovicë.

Në pamjet e ndara në rrjetin social Facebook, shihet se në këtë aksident janë të përfshira tri vetura.

Po ashtu, në videon që është ndarë nga VushtrriaOnline shihen edhe disa qytetarë afër makinave.

Përveç dëmeve materiale, nuk dihet nëse ka të lënduar.