Lajme

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, ka të lënduar

11/11/2021 19:57
nga:Y I

Sot rreth orës 17:40 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Mazgit në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, raporton Gazeta Blic.

Aksidenti ka ndodhur ndërmjet tre automjeteve në lëvizje ku si pasojë aknë mbetur të lënduar tre persona.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 17:40 në rrugën Prishtinë-Mitrovicë (fshati Mazgit), ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të tri automjeteve në levizje. Si pasojë e aksidentit, janë lënduar tre persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, tha Ahmeti për “Gazeta Blic”