Lajme

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Fushë-Kosovë, krijohen kolona të gjata

01/05/2022 18:07
nga:Y I

AksNjë aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në magjistralen Prishtinë-Fushë-Kosovë, raporton Gazeta Blic.

Në këtë aksident janë përfshirë katër vetura dhe raportohet për dëme të konsiderueshme materiale ndërsa nuk dihet nëse ka të lënduar në njerëz.

Policia ka arritur menjëherë në vendngjarje ndërsa kolonat e automjeteve në këtë aks rrugor janë disa km të gjata.

Lexues të “Gazeta Blic” kanë sjellë fotografi nga vendi i aksidentit: