Lajme

Aksident i rëndë në Lluzhan të Podujevës, lëndohen shtatë persona

07/16/2021 09:19
nga:Y I

Sot rreth orës 07:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Lluzhan ka ndodhur një aksident trafiku.

Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe për pasojë kanë mebtur të lëbnduar shtatë persona.

Lajmin për “Gazeta Blic” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 07:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë, respektivisht në fshatin Lluzhan, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor në mes tri automjeteve.
Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona, të cilëve u është ofruar ndihmë mjekësore. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident” tha Borovci për “Gazeta Blic”