Lajme

Aksident i rëndë në Komoran, humb jetën një motoçiklist

09/01/2024 16:32
nga:Genita C

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mesditen e sotme në Komoran.

Policia ka njoftuar se një person ka mbetur i vdekur si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti.

Viktima ka qenë duke vozitur një motociklet.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë tha se aksidenti ka ndodhur mes një motociklisit dhe dy automjeteve në lëvizje.

Njoftimi i plote:

Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “Nazmi Gashi ” në Komoran, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.
Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, një motoçikletë dhe dy automjete në lëvizje.
Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar motoçiklisti, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë .Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku.