Lajme

Aksident i rëndë në Kamenicë, vdes një person – lëndohen tre të tjerë

02/24/2023 11:52
nga:Astrit Gashi

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Hodonovc të Kamenicës.

Një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë të lënduar në një aksident trafiku në fshatin Hodonovc të Kamenicës.

Lajmin e ka konfirmuar nga zyra për informim në rajonin e Gjilanit, Shaban Azizi.

“Është një person i vdekur dhe tre të lënduar”, është shprehur Azizi.