Lajme

Aksident i rëndë në hyrje të Kaçanikut, lëndohen tetë persona

03/31/2022 23:06
nga:Gazeta Blic

Disa persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur rreth orës 22 në hyrje të Kaçanikut.

Në aksident ishin të përfshirë dy automjete, e të lënduar kanë mbetur 8 persona.

Disa nga të lënduarit po marrin trajtimet mjekësore në Kaçanik e ndërkaq disa të tjerë janë dërguar për trajtim në Ferizaj.

Kështu kanë bërë të ditur nga Policia e Ferizajt.