Një aksident trafiku i mori jetën një këmbësori, raporton GazetaBlic.
Aksidenti ka ndodhur afër Spitalit Rajonal në Gjilan, ku i vdekur ka mbetur një këmbësor i moshës 76-vjeçare.
Policia e rajonit të Gjilanit e ka konfirmuar këtë lajm për GazetaBlic ku thuhet se viktima është dërguar urgjent në Qendrën e Emergjnte në Gjilan por nuk i ka shpëtuar plagëve të marra.
“Ju njoftojmë se me datën 07.06.2022 rreth orës 11:22, në Gjilan afër Spitalit rajonal, Policia e Kosovës në Gjilan e ka pranuar informatë për një rast aksident Trafiku me lëndime, të rënda. Dyshohet se një vetur në lëvizje ka goditur një këmbësor duke i shkaktuar lëndime të rënda. Njesite policore kanë dal në vend të ngjarjes se bashku me ndihmen e shpejte. Viktima është dërguar urgjent në Qendrën e Emergjnte në Gjilan, ku edhe përkundër ofrimit të ndihmës mjeku ka konstatuar se viktima shqiptar shtetas i Kosovës (1946) ka ndrru jet si pas e lëndimeve të pësuara në aksident.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit.”


