Lajme

Aksident i rëndë në Gjilan, lëndohen pesë persona!

06/28/2021 09:11
nga:Gazeta Blic

Pesë persona janë lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në Gjilan.

Policia raporton se dyshuari mashkull kosovar përderisa ishte duke drejtuar veturën VË Jetta me targa lokale, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, humb kontrollin mbi veturën del jashtë rruge dhe godet një urë betoni.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin e Gjilanit, ku dy prej tyre si pasojë e lëndimeve të renda janë transportuar ne QKUK Prishtinë.