Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Gjakovë.
Një veturë e Policisë është aksidentuar derisa po bënte përcjelljen e një veture që transportonte një vikimë e cila dyshohej se ishte vetëvrarë, vetura që bënte transportin e viktimës si dhe një veturë tjetër civile.
Deri më tani tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, dy zyrtarë policorë dhe një qytetar.
“Sot policia ju ka përgjigjur një rasti ku një familjar me veturë ishte duke transportuar një viktimë e cila dyshohej se ishte vetëvrarë. Në përcjellje e sipër në rrugën “Gaspër Karaqi” në Gjakovë, janë aksidentuar vetura e policisë, vetura që bënte transportin e viktimës si dhe një veturë tjetër civile. Deri më tani tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore (dy zyrtarë policorë dhe një qytetar). Lidhur me rastin është njoftuar edhe IPK, në koordinim me të cilët do vazhdohet me procedim të rastit” deklaruan për “Gazeta Blic” nga Policia e Gjakovës.