Lajme

Aksident i rëndë në Fushë Kosovë, lëndohet shoferi i motoçikletës

04/06/2026 19:35
nga:G B

Një aksident i rënë ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku një veturë ka goditur një motoçikletë. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Nënë Tereza ku si pasojë e këtij aksidenti, ka mbetur i lënduar shoferi i motoçikletës.

Në redaksinë e Gazeta 10 kanë ardhur disa fotografi në të cilat shihet një person i shtrirë në tokë, të cilit po i jepet edhe ndihmë nga qytetarët, pra nga kalimtarët e rastit. Kjo pasi që akoma nuk kanë arritur në vendngjarje as policia por as autoambulanca për ti dhënë ndihmën e nevojshme të lënduarit.