Lajme

Aksident i rëndë në fshatin Bellopojë të Istogut, lëndohen katër persona

07/24/2021 16:22
nga:Y I

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 12:30 në fshatin Bellopojë të Istogut.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 12:30, policia është informuar se ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Bellopojë të komunës së Istogut. Në kë aksident kanë qenë të involvuara dy vetura. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova.

Veliaj prezanton autobusët e gjelbër “Go Green”