Lajme

Aksident i rëndë në dalje të Prizrenit, tre të lënduar

02/17/2026 16:27
nga:Y I

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në dalje të Prizrenit.

Sipas informacioneve që ka siguruar Klankosova.tv ata janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

“Tre kanë ardhur te ne. Nuk mund të jap më tepër detaje për shkak se ende jemi duke i bërë ekzaminimet”, deklaruan nga ky spital për Klankosova.

Derisa detaje të tjera deri më tani nuk dihen lidhur me rastin.