Lajme

Aksident i rëndë në Carralevë, lëndohet një person [VIDEO]

11/18/2021 16:05
nga:M K

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orë 14:33 në rrugën Suharekë-Shtime, konkretisht në fshatin Carralevë, me ç’rast një person ka mbetur i lënduar.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një kamion dhe një automjet “Pick Up”.

Lajmin e ka konfirmuar, Shaban Osmanollaj, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit.

“Një aksident mes një kamioni dhe një automjeti pikap ka ndodhur rreth orës 14:30. Një person ka marrë lëndime përveç dëmeve materiale.

Personi i lënduar është duke u trajtuar në emergjencë, për momentin nuk kemi informacione se në çfarë gjendje është”, tha Osmanollaj.