Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 18:35, në aksin rrugor “Berat-Dimal”, në Moravë, me pasojë vdekjen e një gruaje.
Shtetasi A. T., 25 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar shtetasen L. Gj., 30 vjeçe dhe fëmijën e saj 2 vjeç, të vilët po ecnin në këmbë.
Gruaja pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë, ndërsa fëmija i saj nuk ka probleme për jetën, shkruan Top channel.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.