Sot rreth orës 19:30, në fshatin Barilevë ka ndodhur një aksident trafiku, ku shoferi me veturën e tij ka goditur një këmbësor, shkruan Gazeta Blic.
Si pasojë e aksidentit këmbësori i moshës 22 vjeç ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.
Kështu ka bërë të ditur për Gazeta Blic, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 19:30, në fshatin Barilevë ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti dhe një këmbësori.
Si pasojë e aksidentit këmbësori i moshës 22 vjeç ka pësuar lëndime dhe i njejti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal”, ka thënë ai.
/GazetaBlic.
LEXO EDHE:


