Lajme

Aksident i rëndë në autostradën greke, vdesin 7 emigrantë

11/19/2021 10:31
nga:Genita C

Shtatë emigrantë vdiqën dhe tetë të tjerë u lënduan në orët e hershme të së premtes, kur automjeti me të cilin po udhëtonin u përplas në një stacion për pagesën e taksës në një autostradë në pjesën veriore të Greqisë, tha policia greke.

Sipas hetimeve preliminare, drejtuesi i automjetit, i cili është duke u trajtuar në spital, ishte duke transportuar 14 emigrantë. Përkatësia kombëtare e pasagjerëve nuk ishte e ditur menjëherë, shkruan Reuters.

Greqia është njëra nga rrugët kryesore për në Bashkimin Evropian për azilkërkuesit nga Afrika, Lindja e Mesme e pjesë tjera të Azisë, të cilët futen në këtë shtet qoftë përmes lundrimit të rrezikshëm me barka nga Turqia drejt ishujve grekë, qoftë duke e kaluar kufirin tokësor verilindor grek me Turqinë.