Një i vdekur dhe katër të lënduar është bilanci i aksidentit që ka ndodhur sot rreth orës 14:00, në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Lajmin për “Gazeta Blic” e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.
Hoxha bëri të ditur se vdekjen e 44-vjeçarit e ka konfirmuar mjeku në vendin e ngjarjes, derisa të lënduarit janë transportuar për në QKUK.
Ai njoftoi se në aksident ishin të përfshirë dy automjeteve transportuese (Kombi) njëri në lëvizje, ndersa tjetri i ndalur në shiritin emergjent.
“Rreth orës 14:00 në autostradën “Arbën Xhaferi” Lipjan -Ferizaj km-15 është shkaktuar aksident trafiku ku janë pershirë dy automjeteve transportuese (Kombi) njëri në lëvizje, ndersa tjetri i ndalur në shiritin emergjent. Si pasojë e aksidentit dyshohet se një person i gjinisë mashkull rreth 44 vjeqar ka vdekur ne vendin e ngjarjes, ku vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndersa kater persona kanë pësuar lëndime trupore të cilet janë transportuar ne QKUK-Prishtinë per tretman mjekësor.Ekipet relevante policore kanë dal ne vendin e aksidentit, perfshirë edhe ato të hetimeve të cilat po punojnë në identifikimin e shkaqeve të aksidentit dhe rrethanave që e karakterizojnë. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori”
Ai iu bëri apel që pjesëmarrësit në komunikacion të kenë kujdes.
“Humbja e jetëve njerëzore si pasojë e pakujdesisë së drejtuesve te automjeteve po behet gjithnje e më shqetsuese, andaj kerkojme nga te gjithe drejtuesit e utomjeteve te jenë më vigjilent dhe te respektojne rregullat ne trafikun rrugor. Respektimi i shenjave në trafik dhe pershtatja e shpejtësisë me kushtet në rrugë eshte domosdoshmeri per nje siguri me te madhe rrugore.Megjithatë, Policia e Kosovës po ndermerr dhe do te ndermerr ne vazhdimesi masa rigoroze ligjore ndaj te gjithe atyre që bien ndesh me rregullat dhe ligjet e trafikut dhe në një menyre apo tjeter rrezikojnë sigurinë e pjesmartësve në rrugë” tha Hoxha për “Gazeta Blic”