Lajme

Aksident i rëndë në Angli – Trenat përplasen me njëri tjetrin, raportohet për të plagosur

06/19/2026 21:16
nga:L J

Dy trena pasagjerësh me shpejtësi të lartë janë përplasur sot pasdite pranë qytetit Bedford në Anglinë qendrore.

Raportimet fillestare tregojnë se ka lëndime serioze.

Pamjet tregojnë pasagjerë të përgjakur në dyshemenë e dy trenave.

Aksidenti ndodhi rreth orës 17:15 pasdite.

Sipas The Telegraph, një tren nga Nottingham për në stacionin St. Pancras në Londër dhe një nga Corby gjithashtu për në St. Pancras u përplasën.

Treni nga Corby goditi pjesën e pasme të trenit tjetër, rreth 2.5 milje (4 km) nga stacioni i Bedfordit.