Lajme

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, raportohet për disa të lënduar, mes tyre një fëmijë

08/08/2022 11:03
nga:G B

Një aksident i rëndë është shënuar sot në aksin Lezhë-Shkodër, ndërsa raportohet se kanë mbetur disa persona të plagosur, mes tyre një fëmijë.

Gazetari Elidon Ndreka konfirmon për BalkanWeb se të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lezhës, ndërsa fëmija ndodhet në gjendje të rëndë.