Lajme

Akreditohet Programi MA në Juridik në UNI – Universum International College

06/23/2026 10:21
nga:G B

UNI – Universum International College vazhdon të zgjerojë mundësitë akademike për profesionistët e së ardhmes, duke njoftuar akreditimin e programit Master i Arteve (MA) në Juridik.

Ky program është krijuar për të avancuar njohuritë juridike, aftësitë profesionale dhe kompetencat e nevojshme për një karrierë të suksesshme në fushën e drejtësisë, administrimit dhe institucioneve vendimmarrëse.

Studentët do të kenë mundësi të zhvillojnë një formim të thelluar akademik përmes një qasjeje moderne, praktike dhe të orientuar drejt sfidave aktuale të sistemit juridik.

I fuqizuar nga standardet ndërkombëtare të arsimit dhe partneritetet akademike të UNI-t, programi MA në Juridik synon të përgatisë profesionistë me perspektivë globale, aftësi analitike dhe njohuri të avancuara juridike.

📚 Regjistrimet janë të hapura!

Bëhu pjesë e një institucioni që investon në edukimin cilësor dhe zhvillimin profesional të gjeneratës së re të juristëve.

📌 Apliko tani: UNI – Universum International College
📧 Email: aplikimet@universum-ks.org
📱 Viber & WhatsApp: +383 44 144 062

UNI – Universum International College