Kryetari i Vushtrrisë njëherësh kandidat për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet e 12 tetorit nga PDK-ja, Ferit Idrizi, ka mbajtur takim me banorë në Akrashticë.
Idrizi i ka falenderuar të gjithë banorët për mbështetjen, besimin dhe përkrahjen që po ja japin çdo ditë.
“Me ju përkrah, vazhdojmë edhe më fuqishëm drejt fitores” shkruan Idrizi raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Drejtëpërdrejtë nga Akrashtica!
Faleminderit nga zemra të gjithë banorëve për mbështetjen, besimin dhe përkrahjen që po na jepni çdo ditë.
Me ju përkrah, vazhdojmë edhe më fuqishëm drejt fitores!
#FeritIdrizi191 #Vazhdojmë #kryetariitëgjithëve


