Lajme

AKR e PSD me paralajmërim: “Nga qasja e Kurtit, lindën dy probleme të mëdha”, “Kosova po rrezikohet nga sanksionet tjera”

02/06/2024 18:58
nga:G C

Vesel Makolli nga AKR e quan të frikshëm faktin se Kosova ka rejting të ulët në rrafshin diplomatik, raporton GazetaBlic.

Makolli në një prononcim për GazetaBlc thekson se, çfarë po ndodhë me Kosovën dhe qasjen e Qeverisë karshi ndërkombëtarëve, nuk do ta besonte as pesimisti më i madh.

“Asnjëherë Kosova nuk ka pasur rejting më të ulet në rrafshin diplmatik ndërkombëtar, e kjo është më shumë se brengosëse, është e frikshme”, tha Makolli.

“As pesimi më i madh nuk kishte me e imagjinu që miqtë ndërkombëtar të cilët ja sollën lirinë dhe shtetformimin Kosovës, do ta sanksionin të njejtën dhe do ta çortonin publikisht për mos-koordinim në marrjen e vendimeve të cilat ndikojnë në ngritjen e tensioneve me rrezikshmëri të lartë për regjionin dhe jo vetëm”, shtoi tutje ai.

Sipas Makollit, Qeveria Kurti ka marrë veprime për konsum të brendshëm politik, gjë që sipas tij, na ka sjell sanksione nga BE-ja.

“Qeveria jonë nuk i ka lexuar(apo nuk ka dashur t’i lexoj) me kohë ndryshimet e gjeopolitikës, nuk ka vepruar strikt në harmoni me interesat e SHBA-ve dhe aleatëve, dhe ka marrë veprime për konsum te brendshëm politik, duke sjell sanksione dhe presion të paparë nga miqtë tanë ndërkombëtar për prolongimin e vendimeve të marra pa koordinim me ta”, tha Makolli.

Edhe Makolli, thotë se Kosova rrezikon sanksione të tjera sepse sipas tij, Qeveria po merret me gjëra dytësore.

Ai thotë se sanksionet do të shtohen nëse veprohet në “kryeveti”.

“Indikacionet janë se Qeveria jonë për t’i ikur Asociacionit, po merret me gjëra dytësore, të cilat mund të na sjellin sanksione tjera shtesë, e që do ta vështiresonin tejë mase gjendjen ekonomike e sociale të vendit dhe do të ndikonin negativisht në të gjitha sferat e jetës, në rrafshin ndërkombëtar, e në veçanti në synimet tona për arritjen e njohjes së plotë ndërkombëtare të shtetësisë sonë”, tha Makolli

“Nëse ne vazhdojmë të veprojmë në kryenveti, dhe nuk i aplikojmë kërkesat e atyre që na sollën lirinë dhe shtetin e pavarur, sanksionet jo që nuk do të hiqen, përkundrazi, do të shtohen ku pasojat do të jenë të pariparueshme, duke rrezikuar edhe sovranitetin e vendit tonë”, tha Makolli për GazetaBlic.

Ndërsa, Bardh Ahmeti i PSD-së i quan si PR veprimet e kryeministrit Kurti.

Ahmeti në një prononcim për GazetaBlic thekson se, shuarja e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë dhe çështja e dinarit tashmë janë të zgjidhura përbrenda Asociacionit.

“Ajo çfarë po bënë Kurti është në fakt PR menaxhim i situatës me dialog dhe i Asociacionit që po na rrinë mbi koka dhe i cili do të implementohet prej tij. Shuarja e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë dhe çështja e dinarit tashmë janë të zgjidhura përbrenda Asociacionit; në draftin që i është dorëzuar opozitës, nenet 13 deri në 23 rregullojnë çështjen e strukturave dhe neni 38, pika 2, rregullon çështjen e xhirollogarisë bankare dhe të monedhës”, tha Ahmeti.

Tutje Ahmeti shton se, si pasojë e qasjes së Kurtit kanë lindur tashmë edhe dy probleme.

“Pra, asgjë jashtë dakordancës për Asociacion nuk po ndodh. Por, tash kanë lindur dy probleme me qasjen e Kurtit, e nën të cilat është duke hasur në rezistencë të madhe nga bashkësia ndërkombëtare: Fillimisht, rregullorja e BQK-së nuk e zgjidh dot problemin që qytetarët serb do të hasin në momentin që dinari hiqet nga qarkullimi, dhe, së dyti, Kurti, po shtron rrugën e implementimit të Asociacionit duke krijuar tensione, duke propaganduar kinse shtrirje të sovranitetit aty ku mungon, e cili vazhdon të mungoj, sepse vetëm kështu mund të justifikoj koncesionin e madh që e ka bërë dhe pikërisht kështu duket si parimor tash që jemi futur në vit zgjedhor. Biles, rreziku ekziston që tensionime të tilla të Kurtit, pikërisht për shkak se jemi në vit zgjedhor, do të shohim shumë më shpesh”, tha Ahmeti për GazetaBlic.

Halil Matoshi: Kurti po e izolon vendin dhe po e nxjerr nga izolimi Vuçiqin!

Jashari: Kurti ka filluar fushatë parazgjedhore, po krijon situata që janë populiste duke menduar për votat!