Lajme

AKP ofron 68 prona me qira

01/17/2022 15:55
nga:Gazeta Blic

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka hapur shpalljen publike për qiradhënie të një numër të aseteve atraktive në pesë rajonet e Kosovës si në vijim: në rajonin e Prishtinës njëzet (20) asete; në rajonin e Pejës nëntëmbëdhjetë (19) asete; në rajonin e Mitrovicës tri (3) asete; në rajonin e Prizrenit tetëmbëdhjetë (18) asete dhe në rajonin e Gjilanit tetë (8) asete.

Shpallja publike për këto gjashtëdhjetë (68) asete është e hapur që nga dita e sotme (17 janar 2022) ndërsa hapja e ofertave dhe publikimi i çmimeve do të bëhet me datë 31 janar 2022 në pesë zyrat rajonale: Prishtinë, Gjilan, Pejë, Mitrovicë dhe Prizren.

Periudha e qiradhënies është për 1 vit me mundësi vazhdimi gjithashtu parashihet edhe ndërprerja e saj në rast të privatizimit. Ofertat mund të bëhen në mënyrë individuale për secilën njësi veç e veç dhe me zarf të mbyllur (një zarf – një ofertë për një njësi), dorëzohen në Zyrën Rajonale ku është aseti për të cilin ofertohet.

Ky është një rast i volitshëm për ndërmarrësit e rijnë që të funksionalizojnë kompanitë e tyre në asetet që janë shpallur me qira nga AKP. Rajoni i Prishtinës ofron asete tejet atraktive duke filluar nga dhjetë (10) zyra në Grand Hotel, veç këtyre janë dhe dy lokale afariste të N.Sh. Bankos si dhe asete tjera atraktive si depo dhe një pompë e derivateve.
Në rajonin e Prizrenit AKP ofron për qiramarrje ndërtesën e fabrikës së kalrtërt ish Farmakos Prizren me mbi 1400 m2, një numër lokalesh afariste si dhe depo të ndryshme. Në rajonin e Pejës ofron lokale të ndryshme afariste, një numër deposh si dhe objekte administrative.

Ndërkaq në rajonin e Mitrovicës lista e aseteve për qiradhënie përbëhet gjithashtu nga lokale afariste dhe objekt. Rajoni i Gjilanit në këtë shpallje ofron për qiramrraje lokale të ndryshme, depo dhe objekte afariste.

Ofertat do të pranohen me 31.01.2022 prej orës 10:00 – 12:00 në zarf të mbyllur, zarfet do të hapen 15 minuta pas dorëzimit, pra në orën 12:15, kurse ofertat përmes faksit ose postës elektronike nuk do të pranohen.

Njoftohen palët e interesuara se në rastet e qiradhënies në vlera mbi € 1,000 mujore, para nënshkrimit të kontratës do të kërkohet nga ofertuesi fitues të sjellë garancionin bankar (jo letër zotimi nga banka) në lartësinë e kontratës.

Për dorëzimin e ofertës duhet te përdoret Formulari për Dorëzimin e Ofertës, i cili mund të merret në Zyrën Rajonale të AKP-së, apo të shkarkohet nga ueb-faqja: www.pak-ks.org.

Kriteri për përzgjedhjen e ofertuesit fitues të njësive përkatëse do të jetë çmimi i ofertës më të lartë.

Të dhënat e detajuara për pronat lëndë e ofertës mund të merren në Zyrën regjionale të AKP-së ku gjendet aseti për të cilin interesoheni.

Për më shumë informata për secilën ndërmarrje shoqërore apo aset, klikoni në faqen e internetit të AKP-së: www.pak-ks.org, ku në rubrikën Shpallje gjinden listat e aseteve që do të lëshohen në shfrytëzim, si me poshtë: