Lajme

AKP ka nxjerrë në shitje toka e ndërtesa atraktive në shumë qytete të Kosovës

06/24/2022 16:40
nga:K G

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka shpallë shitjen e 56 të aseteve të ndërmarrjeve në likuidim përmes të cilës ka nxjerrë në shitje 19 asete të pronave shoqërore që gjinden në pesë rajonet e Republikës së Kosovës si në vijim: në rajonin e Prishtinës 2 dy asete; në rajonin e Pejës 6 asete; në rajonin e Mitrovicës 2 asete; dhe në në rajonin e Prizrenit 9 asete.

Të gjitha këto 19 asete/njësi atraktive të ndërmarrjeve shoqërore paraqesin një mundësi të shkëlqyer për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore në vendin tonë.

AKP përmes kësaj vale ka nxjerrë në shitje lokale afariste dhe shitore në Prizren dhe Dragash, në Lipjan, në Mitrovicë dhe Gllogoc, pastaj toka disa hektarëshe ofrohen për shitje në komunë të Klinës dhe Istogut.

Shpallja publike për këto asete është e hapur që nga data 24 qershor 2022, ndërsa dorëzimi i ofertave bëhet me datë 13 korrik 2022.

Gjatë kësaj periudhe palët e interesuara e kanë mundësinë që të marrin informata më të detajuara si dhe t’i vizitojnë për së afërmi pronat e ofruara për shitje.

Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve me Likuidim nr.56 duhet të dorëzohen në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë me datën 13 korrik 2022, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilin artikull.

Kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30.
Për më shumë informata, palët e interesuara mund të kontaktojnë AKP-në, Njësinë për

Marketing dhe Marrëdhënie me Investitorë, Rruga “Dritan Hoxha Nr.55”, 10000 Prishtinë, Kosovë
Tel: + 383 (0) 38 500 400, lok. 1090

e-mail: [email protected] / [email protected]
www.pak-ks.org