Lajme

AKP ju fton të merrni pjesë në shitjen përmbyllëse për vitin 2022

2 vite më parë
nga:K G

SHITJA E ASETEVE – 61

Agjencia Kosovare e Privatizimit ju fton të merrni pjesë në shitjen përmbyllëse për vitin 2022 përmes ofertimit për prona të shumta atraktive në tërë vendin, të përfshira në Shitjen e Aseteve 61.

Kjo shitje ofron një numër prej 31 asetesh atraktive në katër rajonet e Kosovës, Prishtinë, Prizren, Pejë dhe Gjilan.

Të gjitha këto asete të ndërmarrjeve shoqërore paraqesin mundësi të shkëlqyer për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore në vendin tonë.

Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve me Likuidim nr.61 duhet të dorëzohen në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë me datën 7 Dhjetor 2022, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilin artikull. Kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30.

Për më shumë informata, palët e interesuara mund të kontaktojnë AKP-në, Njësinë për Marketing dhe Marrëdhënie me Investitorë, Rruga “Dritan Hoxha Nr.55”, 10000 Prishtinë, Kosovë.

Tel: + 383 (0) 38 500 400, lok. 1090

e-mail: shitja@pak-ks.org / sales@pak-ks.org
www.pak-ks.org
​​​
Privatisation Agency of Kosovo (PAK) ▪ Ilir Konushevci street No 8, Prishtinë/Pristina 10000, Kosovo

Tel: +381 (0)38 500 400, fax: +381 (0)38 248 076 ▪ ëëë.pak-ks.org
​​​​ ​ ​​ ​ ​