Lajme

AKK reagon pas miratimit të Ligjit për Ndarjen Buxhetore për 2025: Mungon zgjidhja për kontratën kolektive

11/22/2024 11:54
nga:N K

Asocacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka reaguar pas miratimit nga Kuvendi i Kopsovës të Ligjit për Ndarjet Buxhetore për vitin 2025, duke shprehur shqetësimin e tij për mospërkrahjen e kërkesës së komunave për një vijë buxhetore për mbulimin e shpenzimeve nga kontratat kolektive.

Në një njoftim, AKK-ja ka theksuar se deri tani komunat e Kosovës kanë humbur mbi 123 milionë euro për kontratat kolektive, duke pasur si pasojë dështimine shumë projekteve.

“Në bazë të analizave të AKK-së, del që buxheti i mundshëm që komunat mund ta kenë për vitin 2025, bazuar në nenin e lartëpërmendur, pra për pagesën e detyrimeve që mund të rrjedhin nag vendimet e gjykatave të formës së prerë janë rreth 12.7 milion euro dhe kjo mund të zbatohet vetëm nëse komunat nuk rekrutojnë as edhe një zyrtar publik për pozitat që i kanë në dispozicion. KJO NUK ËSHTË ZGJIDHJE. Komunave vetëm në vitin 2024 iu janë marë mbi 62 milion euro dhe ky trend është duke vazhduar”, tha ai, shkruan GazetaBlic.

Ai gjithashtu, ka kritikuar ashpër mungesën e vullnetit nga niveli qenror për të adresuar këtë problem, dhe se sipas tij arsyet e vërteta për këtë situatë mund të bëhen të ditura gjatë vitit 2025, saktësisht pas zgjedhjeve lokale.

“Realiteti është i hidhur por vullneti dhe gatishmëria nga niveli qëndror për ta zgjidhur këtë problem po mungon. Arsyet që kjo nuk po zghidhjet nga niveli qëndror mund t’i dijnë shumica e kryetarëve, por këto arsye ata mund t’i bëjnë të ditura vitin 2025, atëherë kur janë edhe zgjedhjet lokale”, ka thënë Ibrahimi.

“Sa i përket gjakderdhjes financiare, vetëm një shembull konkret; nëse një komune I meren 240 mijë euro për zbatimin e kontratës kolektive, kësaj shume I shtohen edhe 120 mijë euro të tjera për, proceset përmbarimore, gjykata, avokat etj. Pra, kostoja totale mund të shkojë deri në 360 mijë euro, pra kemi ngritje të shpenzimeve për 50% e që kjo % paguhet nga taksat e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në reagim.