Lajme

AKK në pritje të Opinionit ligjor nga Ministria e Financave rreth “faljes së 100 eurove për tatim”

02/01/2023 18:41
nga:G B

Asociacioni i Komunave të Kosovës, ka bërë të ditur se kryetarët e komunave, janë në pritje të Opinionit ligjor nga Ministria e Financave, të kërkuar nga kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci drejtuar kësaj ministrie.

Lladrovci ka kërkuar Opinion ligjor nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve se a është i ligjshëm propozimi i ministrit Murati drejtuar komunave për “faljen e 100 eurove për tatimin në pronë për vitin 2023”, kur dihen përgjegjësitë e komunave, shkruan në deklaratën e AKK.

“Duke qenë se në opinion ka dilema ligjore për atë se a është apo jo përgjegjësi e nivelit lokal çështja e “faljes së tatimit në pronë”, presim që keto dilema t’i qartësojë Opinioni ligjor nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, si institucion kompetent”, thekson AKK.

Postimi i plotë i Asociacionit të Komunave të Kosovës:

Sot, është parashtruar kërkesa për Opinion ligjor nga Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci drejtuar Ministrisë së Financave, duke e vënë në dijeni edhe Kryeministrin, Asociacionin e Komunave dhe palët e interesit.

Konsiderojmë se Opinioni ligjor nga Ministria e Financave do të sqarojë dilemat e ligjshmërisë rreth propozimit të Ministrit Murati për “faljen e 100 eurove nga tatimi i pronës për vitin 2023”.

Dilemat e shprehura nga kryetarët e komunave rreth ligjshmërisë së këtij propozimi të Ministrit Murati, presim t’i japë zgjidhje ky opinion sqarues që e presim nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Duke qenë se në opinion ka dilema ligjore për atë se a është apo jo përgjegjësi e nivelit lokal çështja e “faljes së tatimit në pronë”, presim që keto dilema t’i qartësojë Opinioni ligjor nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, si institucion kompetent.