Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) organizon sot konferencën “Inovacionet drejt digjitalizimit të shërbimit kadastral”, e cila ka për qëllim përmirësimin e shërbimeve dhe proceseve kadastrale.
Në ngjarje do të marrin pjesë Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, dhe Drejtori i AKK-së, Avni Ahmeti, së bashku me përfaqësues të tjerë të institucioneve relevante.