Sporti

Akil Gjakova vazhdon me paraqitje të mira, fiton edhe ndaj koreanit, Kang

05/09/2023 12:21
nga:L J

Akil Gjakova ka vazhduar me paraqitje të mirë në Kampionatin Botëror të Xhudos.

Pasi fitoi në raundin e parë, Gjakova arriti të marrë fitore edhe në raundin e dytë ndaj garuesit nga Korea, Kang, shkruan GazetaBlic Sport.

Gjakova ishte gjatë tërë kohës më i mirë dhe në fund arriti të siguroj fitoren me “Ippon”.

Akil Gjakova vazhdon garat tashmë në kampionat në kategorinë -73kg, ku synon medalje.

/GazetaBlic Sport