Sporti

Akil Gjakova mbetet pa medalje, mposhtet nga Rustam Orujovin

07/26/2021 11:00
nga:E K

Akil Gjakova është përballur me xhudistin nga Azerbejxhani, Rustam Orujovin në luftë për medaljen e bronztë.

Akili u ndesh në raundin e repesazhit pasi humbi në çerekfinale nga Tsendochir, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja u mbyll e barabartë në kohën e rregulltë, dhe kaloi në ‘Golden Score’ apo ‘ Pika e Artë’.

Garuesi nga Azerbejxhani fitoi pas një gabimi të Akilit i cili pas një sulmi të pasuksesshëm u mposht nga Rustam Orujovin.

/GazetaBlic Sport/