Sporti

Akil Gjakova mbetët pa medalje, eliminohet nga xhudisti bullgar

04/26/2024 13:06
nga:E K

Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova ka pësuar humbje në raundin e 32-të në Kampionatin Europian të Seniorëve në Zagreb të Kroacisë.

Gjakova u mposht lehtësisht nga kundërshtari i tij, Mark Hristov që vjen nga Bullgaria.

Kosovari tani mbetët pa medalje në kategorinë -73 kilogram. Gjakova fitoi “luftën” e parë ndaj Martin Hojak.

Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme, Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në Kampionatin Europian të Seniorëve.