Sporti

Akil Gjakova i emocionuar: Pata performanca të mira, në fund nuk u shpërblye

07/29/2024 18:33
nga:E K

Akil Gjakova nuk arriti të siguronte medalje olimpike për Kosovën.

Gjakova u mposht në luftën për medaljen e bronztë nga japonezi, Hashimoto Soichi, shkruan GazetaBlic Sport.

Soichi fitoi fal një Wazari në sekondat e parë të dyluftimit.

Pas dyluftimit të tij, Gjakova u prononcua për RTK aty ku u pa i emocionuar.

“Duke pasur parasysh që erdha deri në gjysmëfinale, kisha performancë të mirë, nuk u shpërblye ashtu siç kam dashtë. Shorti ishte shumë i vështirë, luftova me kampion botëror dhe evropian”, tha Gjakova.

/GazetaBlic Sport/