Sporti

Akil Gjakova fantastik, fiton dhe i jep leksione xhudistit serb

11/04/2023 14:00
nga:Mergim Rreci

Akil Gjakova ka qenë fantastik deri më tash në Kampionatin Evropian të xhudos.

Xhudisti kosovar ka triumfuar në raundin e dytë ndaj xhudistit serb, Bajsanguar Bagajev, shkruan GazetaBlic Sport.

Akili ishte fantastik, duke e mposhtur kundërshtarin dhe tashmë duke kaluar në raundin e tretë.

Në raundin tjetër ballafaqohet me xhudistin bullgar, Mark Hristov.