Sporti

Akil Gjakova e fillon mbarë misionin në vendin e tij, triumfon në meçin e parë

12/16/2023 10:42
nga:Mergim Rreci

Akil Gjakova ka triumfuar në raundin e parë të Kampionatit Evropian të Hapur që po zhvillohet në Prishtinës.

Gjakova triumfoi ndaj kroatit Klacar, duke siguruar kalimin në raundin e dytë, shkruan GazetaBlic Sport.

Xhudisti kosovar ishte dominues ndaj Klacar dhe dha emocione të forta pozitive për gjithë të pranishmit në Palestrën e Sportit në kryeqytetin e Kosovës.