Lajme

AKI ka rënë në grackën e BIA-s serbe? Çfarë po aludon Nexhmedin Spahiu?

06/05/2024 22:35
nga:G B

Në një aksion të institucioneve të sigurisë së Kosovës ku janë të përfshirë Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), Prokuroria Speciale dhe Policia, janë ndaluar dy persona të nacionalitet shqiptar si të dyshuar për veprën penale-spiunazhë.

Arrestimi i tyre ka qenë temë debati në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.

Politologu Nexhmedin Spahiu thotë se arrestimi i dy kosovarëve sot nën dyshimin për spiunazh mund të jetë grackë e shërbimit të BIA-s e në të cilës sipas tij, mund të ketë rënë AKI.

Sipas tij, kjo mund te jetë bëhet një veprim për të qenë gracë e shërbimit inteligjent tjetër e për të mbuluar diçka me të madhe, raporton gazeta10.

“Mund t të këtë ndodh edhe kjo. Këtë po e elaburoj me një shembull: Kam dëgjuar që shpeshherë mafia kur duan që të kapërcejnë kamionin me drogë, e gjejnë një taksiratli dhe ja dhanë dy kilogramë drogë për të kaluar nëpër kufi dhe në fund vet e lajmërojnë atë dhe policia e arrestojnë, ndërsa në anën tjetër këta bëjnë dasmë duke e kaluar kamionin me drogë”, ka thënë Spahiu.