Aleanca Kosovare e Biznesit, (AKB), konsideron se inflacioni është në rritje në tregjet evropiane dhe si rrjedhojë do të ndikojë edhe në ekonominë vendëse.
Sipas AKB-së, kjo është edhe indikator që po rritet energjia e cila është boshti i ekonomisë globale.
“Inflacioni u rritë nga 2.4% sa ishte në nëntor në 2.9% në dhjetor 2023,Evropa është e shqetësuar pas që në vitin e kaluara ishte inflacioni në rënje të vazhdueshëm në EU në Ballkanin Perëndimor por edhe në Kosovë. Interesi bankar në EU mbeti në shkallen më të lartë në 4% kurse në Kosovë 6-7%.”, shkruan në faqen e tyre zyrtare.
AKB-ja vlerëson se kjo është goditje për biznesin dhe investitorët e ardhshëm në Kosovë Ballkan dhe EU.