Manuel Akanji ka folur për shpresat e Manchester Cityt për titull.
Qytetarët sot barazuan 1-1 me Everton në kuadër të xhiros së 18-të të Premierligës.
“Sezoni nuk ka përfunduar ende, por tani nuk është qëllimi ynë. Ne duhet të fokusohemi në çdo ndeshje dhe ndeshja e ardhshme kundër Leicester do të jetë gjithashtu e vështirë, duke pasur parasysh formën tonë.
“Duhet të përqendrohemi te gjërat pozitive. Ne bëmë shumë gjëra mirë. Ne u mbrojtëm mirë dhe sulmuam mirë, por nuk mundëm ta përfundonim ndeshjen ashtu siç donim. Përndryshe, do të kishim shënuar tre ose katër gola”, tha mbrojtësi i Manchester Cityt për Amazon Prime.
Qytetarët janë larg Liverpoolit me 11 pikë, me Liverpoolin që ka dy ndeshje më pak.
/GazetaBlic Sport