Zvicra e pafat, mposhtet me rezultat 1:0 nga Brazili, në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit G të Kampionatit Botëror..
Futbollisti i Zvicrës, Manuel Akanji, tha se të luash kundër një lojtari si Vinicius nuk është e lehtë.
“Në një ndeshje si kjo ne duhet të jemi mjaft të zgjuar dhe të marrim pikën. Në fund humbëm me rezultat 1:0 dhe tani kemi në dorë rezultatin ndaj Serbisë. Të luash kundër një lojtari si Vinicius nuk është e lehtë.
Nëse e prekni në pjesën e sipërme të trupit, gjyqtari fishkëllen pothuajse çdo herë”, tha mes të tjera Akanji, transmeton “20min”..