Lajme

Akademia gjermane e sigurisë: Mbi 350 mijë kosovarë jetojnë në Gjermani

06/29/2022 14:22
nga:Astrit Gashi

Kryeministri Albin Kurti ka qenë i ftuar nga ambasadori Jorn Rhode dhe Akademia Federale për Politika të Sigurisë së Gjermanisë në organizimin për të diskutuar mbi politikat e sigurisë.

Në një postim në llogarinë zytare të Akademisë thuhet se lidhjet mes Kosovës dhe Gjermanisë janë të fuqishme sepse mbi 350 mijë kosovarë jetojnë në Gjermani.

“Me ftesë të ambasadorit Jorn Rhode, kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjeti kohë që të shkëmbejë ide me FKS22. Lidhjet e Kosovës me Gjermaninë janë shumë të ngushte dhe të besueshme. Mbi 350 mijë kosovarë jetojnë në Gjermani, dhe ekzistojnë lidhje të panumërta”, thuhet në postim.