Në vigjilje të konferencës ndërkombëtare të Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë të Shteteve të Bashkuara (CHEA), që po mbahet në Uashington, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, ka takuar Zëvendëspresidenten e CHEA, Michelle Claville, me të cilën kanë biseduar për anëtarësim e AKA-së në CHEA, fillimisht si anëtare dhe nisjen e procesit për të plotësuar kriteret për tu njohur akreditimet e Kosovës edhe në Shtetet e Bashkuara.
Zëvendëspresidentja për Kërkime dhe Analizë të Politikave Claville, ka thënë se AKA është e mirëpritur si anëtare e CHEA dhe ka ofruar bashkëpunimin e plotë që të plotësohen kriteret për tu bërë “akreditues i njohur” nga kjo organizatë.
Drejtori Gashi ka thënë se me Ligjin për AKA-në, në Kosovë validohen të gjitha akreditimet nga institucionet e akredituara nga CHEA. Ai ka thënë se në sistemin e arsimit të lartë kemi institucione nga Shtetet e Bashkuara, që e bëjnë edhe më të nevojshme që AKA të njihet dhe të bëhet anëtare e CHEA.
Në takim ka marrë pjesë edhe profesori Olgun Çiçek, anëtar i Këshillit Ndërkombëtar të CHEA dhe njëherësh ekspert ndërkombëtar i akreditimit në AKA-së. Profesori Çiçek ka ofruar gatishmërinë që me përvojën e tij të përkrahë AKA-në në plotësimin e kritereve të CHEA.
CHEA është një organizatë në nivel federal në Shtetet e Bashkuara që njeh agjencitë akredituese të arsimit të lartë, homologe e Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) në Evropë.
AKA ka interesim që të bëhet “akreditues i njohur” nga CHEA sepse kjo ndikon drejtpërdrejt në internacionalizimin dhe në imazhin e sistemit të arsimit të lartë në Kosovë dhe njohjen e diplomave të Kosovë në SHBA, qoftë për vazhdim të studimeve ose për çështje të punësimit.
Nëpërmes këtij anëtarësimi, AKA do të bëhet pjesë e një rrjeti të gjerë të institucioneve ndërkombëtare të arsimit të lartë, për përmirësimin e cilësisë në arsim, për të pasur qasje në informacione, raporte dhe udhëzues për standardet dhe praktikat më të mira në akreditim dhe sigurimin e cilësisë.
![](https://gazetablic.com/ads/www/images/d5245ec8929c4b7a77f4d7e77faab790.jpeg)