Sporti

Ajzeraj: Largohem me krenari, mirënjohje dhe respekt te madh për Dritën, klub që do të mbetet gjithmonë pjesë e imja!

05/28/2026 17:03
nga:L J

Pas gjashtë viteve e gjysmë të mbushura me suksese dhe emocione, Almir Ajzeraj i ka dhënë fund aventurës së tij me FC Drita.

Përmes një mesazhi emocionues lamtumire, Ajzeraj ka falënderuar klubin, bashkëlojtarët, stafin dhe tifozët për mbështetjen ndër vite, duke e cilësuar Dritën si “më shumë se vetëm futboll” dhe “shtëpinë” e tij.

Sulmuesi largohet krenar pasi ishte pjesë e periudhës më të suksesshme në historinë e klubit gjilanas, ku fitoi tre tituj kampioni dhe një Superkupë.

Ja njoftimi i tij në Facebook:

“Pas 6 viteve e gjysme, ka ardhur momenti te pershendetem me klubin qe per mua ishte shume me teper se vetem futboll. FC Drita ishte shtepia ime, vendi ku u rrita, ku kalova momentet me te bukura te karrieres dhe ku krijova kujtime qe do t’i mbaj gjithe jeten me vete.

Po largohem krenar qe kam qene pjese e periudhes me te suksesshme ne historine e klubit. Bashke kemi festuar 3 tituj kampioni, 1 Superkupe dhe kemi arritur suksese qe do te mbeten pergjithmone ne historine e Dritës. Çdo emocion, çdo fitore dhe çdo sfide e kaluar se bashku e kane bere kete rrugetim te paharrueshem per mua.

Falenderim i madh per presidentet e klubit per besimin nder vite, per drejtoret, trajneret dhe gjithe stafin teknik qe ka qene çdo dite pjese e punes tone.

Nje respekt i veçante per doktoret,fizioterapeutet dhe ekonomat qe kane qene gjithmone prapa suksesit tone.

Faleminderit bashkelojtareve,kemi ndare gjithçka ne fushe, fitore, humbje dhe emocione qe na kanë bere familje.

Dhe mbi te gjitha, faleminderit “Intelektualëve” dhe gjithe tifozeve te Dritës per dashurine dhe perkrahjen e pakushtezuar ne çdo moment.

Largohem me krenari, mirenjohje dhe respekt te madh per kete klub qe do te mbetet gjithmone pjese e imja.

Faleminderit per gjithçka”, shkroi ai.

/GazetaBlic Sport