Lajme

Ajri i ndotur në Kosovë: Rreziku dhe rekomandimet nga infektologu Ramadani

01/24/2025 13:02
nga:N K

Infektologu Hamdi Ramadani ka ngritur shqetësimin për nivelet e larta të ndotjes së ajrit në Kosovë.

Ai ka theksuar se kjo situatë është shqetësuese, veçanërisht për qytetarët me sëmundje kronike.

Sipas tij, ndotja mund të përkeqësojë ndjeshëm gjendjen shëndetësore të pacientëve me probleme kardiovaskulare, duke rritur rrezikun për komplikime të rënda.

Ramadani theksoi se është e domosdoshme që të ndërmerren masa urgjente për parandalimin e ndotjes së ajrit.

Ai sugjeroi në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM, që qytetarët të qëndrojnë më shumë në ambiente të mbyllura, të shmangin konsumimin e duhanit, veçanërisht në hapësira ku ndodhen fëmijë, dhe të kalojnë kohë në zona malore me ajër të pastër.